Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin ka qenë artisti i njohur, David Dreshaj. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me fillimet e karrierës së tij, projektet e reja dhe jo vetëm…
Së fundmi artisti ka publikuar projektin e tij më të ri me Skerdin, i cili quhet “Sonte”, në Top Albania Radio ai zbuloi se si ka ardhur ky bashkëpunim mes tyre.
Në fillim të karrierës sime gjithmonë i bëja me plan dhe me skaletë gjërat por pastaj e kam parë që varjojnë dhe ndryshojnë planet në moment të fundit. E kam pasur si këngë gati pothuajse që 7-8 muaj. Mendova që Skerdi ishte varianti më i mirë që t’ia prezantoja dhe të jetë pjesë e këngës. Menjëherë ka pranuar sepse ka qenë një stil ndryshe dhe për të edhe për mua. Është e ndërthurur dhe e sjellë shumë mirë edhe nga producenti dhe mendoj që kemi bërë një punë të shkëlqyer deri në detaje.
Si ka nisur karriera e tij në fushën e muzikës?
Profesori në shkollën fillore, ai më ka dalluar dhe më ka integruar që të hyja në shkollën e muzikës. Nga mosha 10-vjeçare vetëm muzikën kam ndjekur.
Mendon David se është në momentin e tij më të mirë sa i përket arritjeve në muzikë?
E ndiej që gjërat kanë ndryshuar. Mendoj që kam ende për të dhënë dhe nuk është se ngopem aq lehtë dhe jam djalë punëtor. Mendoj se jam ende në fillimet e mia. Më pëlqen puna dhe e dua me shumë pasion dhe e kam me shumë dashuri. Nuk përtoj dhe mendoj se puna nuk të lë kurrë prapa.