Këngëtari i njohur Liam Payne, ka folur së fundmi për periudhën që ka qenë pjesë e grupit muzikor “One Direction”. I ftuar në podcast-in ‘Diary of a CEO’, ish-pjesëtari i “One Direction” zbuloi se ka menduar shpesh herë t’i jap fund jetës.
Isha milioner në moshën 22-vjeçare, por fama më bëri aq keq saqë as gjërat bazike si përshembull pagesa e sigurimeve të makinës, nuk mund t’i realizoja. Isha mësuar ta bënin çdo gjë për mua. Kam pasur edhe mendime për të vrarë veten. Isha i varur nga droga dhe alkooli dhe për të gjitha ja vë fajin famës që e mora në moshë shumë të vogël.
Rikujtojmë, se Liam së fundmi gjithashtu i ka dhënë fund lidhjes së tij 3-vjeçare me modelen nga Teksasi, Maya Henry. Në një intervistë për Steven Barlett, këngëtari ka konfirmuar se është ndarë nga partnerja e tij vetëm 10 muaj pasi ishte fejuar.
Kur është pyetur se cili është statusi i tij aktual, ai ka shprehur se është beqar. Liam ka fajësuar veten për këtë ndarje, duke u shprehur se është ai që i lëndon njerëzit.