Celebrities Gossip Showbiz

Nga ekspozita, deri në vizitën me të burgosurit, ja cilat janë projektet me të cilat po merret Zhaklin Lekatari!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja. Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara.

“Pardon My French” nisi sot dhe mund ta ndiqni live çdo të mërkurë në orën 18:00, me të ftuar special dhe intervista ekskluzive. E ftuar në episodin e parë të sezonit, Zhaklin Lekatari u shpreh për gjithçka, nga eksperienca si opinioniste e “Big Brother Vip”, deri në projektet me të cilat po merret.

Jam duke punuar në dy projekte. Njëri ka të bëjë me krijimin e një ekspozite dhe do doja shumë që të bëj diçka të bukur dhe diçka artistike. Të kthej dhimbjen time në një ekspozitë. Është një ide që e mendoj prej kohësh dhe mendoj se është momenti për ta konkretizuar, për të shprehur në mënyrë artistike aktivizmin dhe revoltën. Projekti i dytë është i guximshëm. Jam në hapat e parë të këtij projekti. Unë dua të bëj një vizitë në burgun e burrave në Elbasan për të pasur një takim më të burgosur që janë aty për dhunën në familje. Është një mundësi për të folur me anën tjetër të medaljes, me dhunuesin. Unë kam folur me viktimën, por asnjëherë nuk kam folur me dhunuesin dhe çfarë mendon ai për dhunën. Për këto jam duke u përgatitur dhe do shkoj me një ekip që t’i tregojmë atyre burrave që ky është një segment i jetës së tyre, por vazhdimi mund të jetë shumë i ndritshëm.