Bota

Nga divanet e dyshekët te piano, Rishi Sunak boshatis rezidencën e kryeministrit!

Rishi Sunak duket se përveç se është larguar nga godina e kryeministrit në Britaninë e Madhe, ka marrë me vete dhe sendet e tij personale, ku ka përfshirë divanët, dyshekët, madje dhe pianon.

Në disa pamje të publikuara shihet se kompanitë e transferimeve ndihmojnë në boshatisjen e rezidencës së kryeministrit.

Ish-kryeministri Rishi Sunak dhe ish kancelari Jeremy Hunt ‘humbën’ rezidencat e tyre ndërsa laburistët morën pushtetin. Pas rezultateve të zgjedhjeve, ata duhet të lirojnë godinat ku ishin vendosur, në mënyrë që në to të vendosen zyrtarët e rinj.