E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ndryshe” ka qenë aktorja e njohur, Rudina Dembacaj. Ajo ka zbuluar detaje në lidhje me karrierën e saj dhe dashurinë, gjithashtu ka treguar më shumë rreth projekteve të bukura që pritet të sjellë së shpejti dhe që ka dëshirë t’i finalizojë.
Për çfarë do ta sakrifikonte dashurinë e saj Rudina?
Vetëm për fëmijët. Nëse është më e mira e fëmijëve që të heq dorë nga dashuria do e bëja. Për asgjë tjetër. Madje një herë që u zura unë me Markun më tha njëra nga gocat që po u ndave ti me babin ne do të vijmë me ty.
E quan veten e saj aktorja ‘strong girl’?
Se di, jam edhe shumë e ndjeshme por me çfarë kam kaluar unë, kockë e fortë paskam qenë.
Jeton dot ajo pa televizionin?
Jetoj sepse tani për shembull këtë periudhë po e shijoj shumë më duket vetja shumë e relaksuar por nuk është se nuk e mendoj një projekt timin së shpejti. Nuk largohem dot për një kohë të gjatë. Akoma nuk e kam atë boshllëkun sepse po merrem me një projekt shumë të bukur në teatër. Por në momentin që ky projekt do të marrë rrugë unë dua që të kem gati një tjetër.
Rudina ka treguar edhe më shumë detaje më tej për shfaqjen e saj në teatër duke thënë se:
Shumë shpejt, në fund tetorit. Këtë javë fillojmë, regjisore është Driada Dervishi dhe unë do të kem nderin të luaj në skenë me divat e teatrit shqiptar dhe jam shumë e emocionuar që tani, prandaj nuk më mungon televizioni. Jam bashkëproducente.
Sa i përket dashurisë dhe telefonatës kurth që Rudina Dembacaj ‘ra pre’ javën e kaluar në Top Albania Radio nëse ishte xheloze për bashkëshortin e saj, aktorja ka treguar ndër të tjera nëse është xheloz Marku për të.
Marku nuk e shfaq xhelozinë. Mesa duket ka shumë besim tek vetja dhe bravo i qoftë. Të them të drejtën nuk ka treguar ndonjëherë kështu dobësish.