Në një intervistë me Edi Manushin, Ilnisa Agolli ka folur në “Top Arena” për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP 3”, lidhjen me Meritonin dhe gjithashtu për projektet e saj në të ardhmen.
Si ndihet një njeri që nuk fiton BB dhe fiton dashurinë?
Kur nuk fiton BBV3 dhe fiton një gjë më të rëndësishme sesa një çmim që të gjithëve na leverdis, ridimensionohesh.
Planet e çiftit Ilnisa-Meriton duket se kanë avancuar, pasi ajo tha se kanë plane për fëmijë.
Po bashkëjetojmë më shumë në Tiranë. 80% të rasteve te unë. Dukemi mirë. Jemi duke menduar gjëra shumë të bukura…
E pyetur për planet në aspektin profesional, Ilnsia tha se është në përfundimin e një platforme dhe gjithashtu një filmi me Meritonin i cili, pritet të ketë mjaft skena.
Mendoj që me udhëtimet e kam mbyllur si cikël. U eksplorova mjaftueshëm në territorin shqiptar, në Ballkan e më gjerë. Jam në përfundimin e një platforme, që shpresoj të realizohet. Bashkë me Meritonin po bëjmë filmin. Diçka që mund të na konkludojë bukur në publik dhe përqafojë si kurrë më parë. Ka mjaftueshëm skena.
Për sa i përket familjeve, Ilnisa tha se ato ende nuk janë takuar me njëri-tjetrin, por kjo nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e çiftit, që duken se po kalojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin. E pyetur se çfarë do të mbajë mend nga ky Big Brother, Ilnisa u shpreh:
Atë që më ndryshoi jetën. Kjo është eksperiencë që jetohet vetëm njëherë në jetë dhe unë e jetova.