Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Mikela Pupa, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria. Pak kohë më parë, Mikela zbuloi se është në pritje të ëmbël. Madje përmes postimeve në “Instagram” ka treguar se do të sjellë në jetë një vajzë.
Ndërkohë një ditë më parë, Pupa ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë detaje nga jeta e saj private. Teksa e pyetën se si është njohur me partnerin e saj, Mikela u shpreh se e ka njohur te studio ku punonte dhe fillimisht e ka patur shok.
Ndërsa pyetjes nëse ka menduar për emrin e vajzës, ajo u përgjigj që “po”, por sigurisht nuk e zbuloi atë. Gjithashtu Pupa u shpreh se ka marrëdhënie shumë të mira me prindërit e partnerit.
E ke menduar emrin e vajzës? Shtatzëni të mbarë dritë
Pooo e kemi menduar, faleminderit
Ai i ke marrëdhëniet e mira me prindërit e bashkëshortit dhe a do bësh dasmë?
Po kam marrëdhënie shumë të mira dhe dasmë nuk mendoj të bëj