E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. Aktorja ka zbuluar gjithashtu detaje edhe në lidhje me projektin më të fundit ku ajo është pjesë që quhet “Një shtrat plot me të huaj” i cili vjen pas “7 minuta” një shfaqje gjithashtu mjaft e suksesshme.
“Një shtrat plot me të huaj” një projekt i Teatrit të Durrësit ndërkohë që “7 minuta” është shfaqja që unë kam më afër zemrës. E bëri kaq të bujshme mesazhi që përcjell. Një mesazh i jashtëzakonshën për njeriun dhe jo vetëm për gruan, është dinjiteti. Bërë bashkë 12 vajza dhe gra për të folur rreth 1 orë e 40 minuta për dinjitetin. Mendoj që kjo gjë e bën këtë shfaqje shumë të papërsëritshme. Flas duke parë edhe sallat plot sepse për mua si aktore ka qenë padyshim një kënaqësi e jashtëzakonshme.
Më tej ajo shtoi gjithashtu se:
Do jemi së shpejti në Fier dhe do ta zhvendosim edhe në qytete të tjera, më e afërta do të jetë Shkodra. Mund ta rikthejmë sërish edhe në Tiranë. Mund të them që është një shfaqje që do ta mbajmë gjallë.
A do ta shohim Rudina Dembacajn shumë shpejt në televizion apo fokusi i saj tani është teatri dhe sipërmarrja?
Kam disa, sot mora një propozim. Një shfaqje tjetër në bashkëpunim me një teatër në Shqipëri që nuk dua ta zbuloj akoma. Është puna që unë e dashuroj. E para nuk kam marrë ndonjë propozim (për televizionin) dhe e dyta nuk jam e frymëzuar as për të propozuar vetë. Unë kam një plan por nuk është shumë i afërt për në televizion, por për momentin jam shumë e fokusuar tek teatri.