Nga cilësitë negative tek ato pozitive, zbuloni si është një burrë i shenjës së Peshores!

Ka disa gjëra bazë që mund të zbulosh kur njeh një person të ri, për shembull nga është me origjinë, skuadrën e zemrës, kur e ka ditëlindjen dhe pas kësaj, shenjën e horoskopit. Nëse djali me të cilin po del është Peshore dhe do t’a njohësh më mirë, je në vendin e duhur.

Cilësitë më të mira të Peshores

Është një djalë karizmatik, sharmant dhe flirtues. Ai të bën të ndihesh sikur je qendra e universit, edhe nëse martohesh me të, nuk ndal kurrë së të surprizuari. Një burrë Peshore është inteligjent, i zgjuar, shakator dhe di se ç’të thotë në kohën dhe në momentin e duhur. Gjithashtu, është shumë popullor dhe më i miri për shoqëri.

Cilësitë negative

Mund të jetë paksa i shkëputur, mbase nuk do që të përkushtohet në një marrëdhënie, mund të jetë edhe paksa dinak dhe me dy fytyra.

Cilat shenja përshtaten fiks me Peshoren?

Luani është një shenjë e zjarrtë dhe përshtatet shumë me shenjën e Peshores. E njëjta gjë dhe me Dashin, pasi është një shenjë unike dhe njësoj si Peshorja, shenjë kardinale. Peshorja kalon shumë mirë edhe me Ujorin dhe Binjakët, si shenja që i përkasin elementit të ajrit. Por, edhe Demi nuk mbetet pas, pasi është i tërhequr nga bukuria dhe kënaqësia, njëjtë si Peshorja.

Një burrë Peshore mund të krijojë një marrëdhënie shumë të bukur edhe me Shigjetarin, pasi janë shenja kurioze, aventuriere dhe gati të zbulojnë gjëra të reja, gjithnjë.

Cilat shenja nuk përshtaten?

Bricjaaapi! Sepse planifikon pafundësisht, nuk është spontan dhe thjesht e acaron shpirtin aventurier të një Peshoreje.

Gaforrja, thjesht shumë emocionale për Peshoren e balancuar, si dhe Akrepi që është paksa më misterioz se duhet.

Marrëdhënia me një burrë Peshore

Një burrë Peshore është elementi perfekt për të krijuar një çift shumë të fuqishëm dhe frymëzues. Peshorja reflekton tek ti dhe të jep vetëbesimin, qetësinë dhe balancën e duhur. Ajo që ti duhet të bësh, është t’i kapësh ritmin.

Peshorja në dashuri

Kur Peshorja bie në dashuri, thjesht nxjerr në pah një tjetër anë, të panjohur. Rrëzon muret, të fut në botën e tij shpirtërore, të tregon pengjet e jetës, pasiguritë dhe krijon besimin e duhur tek ti.

Peshorja në shtëpi

Peshorja është një ndër shenjat më stylish, kreative dhe interesante, ndaj shtëpia juaj nuk do të duket kurrë e mërzitshme. Kjo shenjë vdes të arredojë, të merret me gjithçka dhe të jetë autentike në çdo rast.

Peshorja në punë

Një burrë Peshore është sinonimi i diplomatit, sepse zbut gjithnjë konfliktet dhe është një lider i lindur. Në pamje të parë duket shumë profesional, por nëse arrin ta njohësh më mirë, do të zbulosh tashethemet më të paimagjinueshme në zyrë.

Gjithashtu, Peshorja është shenja e drejtësisë, ndaj për sa kohë është vërdallë, asnjë padrejtësi nuk do të ndodhë në vendin e punës, pasi kjo shenjë do të flasë gjithnjë kundër pabarazisë dhe padrejtësive.

Peshorja në shoqëri

Kjo shenjë është një flutur sociale dhe ka gjithnjë shumë miq vërdallë. Pra, nëse pret që të kesh një natë romantike me një Peshore, në një vend që s’e njeh askush, na vjen keq që ju zhgënjejmë, por ka miq kudo. Megjithatë, është një shenjë shumë përzgjedhëse dhe për njerëzit që vendos t’i ketë miq të vërtetë, lë kokën.

Seksi me një burrë Peshore

Si një shenjë që udhëhiqet nga Afërdita, Peshorja është shenja e bukurisë, dashurisë dhe kënaqësisë. Me pak fjalë, është super romantik dhe fantastik në shtrat.

Peshorja e merr seksin shumë seriozisht, paralojën gjithashtu. Si një person shumë vizual, një burrë Peshore e vlerëson maksimalisht nëse ti vishesh me lingerie dhe e josh.