Showbiz

Nga burgu në psikiatri, këngëtarja shqiptare në gjendje të rëndë shëndetësore

Këngëtarja shqiptare nga Kukësi e cila prej vitesh është shpërngulur në Britaninë e Madhe është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Prishtinë.

Baby G është lënë nën arrest pasi u kap nga autoritetet e policisë për mbarvajtje droge. Ajo ishte gjithashtu në gjendje shoku si pasojë e një mbidoze të shkaktuar nga përzierja e këtyre lëndëve.

Mësohet se shumë pak pas arrestimit dhe dërgesës në urgjencën e Kosovës, këngëtarja është shtruar në spitalin psikiatrik ku vazhdon të qëndrojë ende.

Momentalisht nuk ka asnjë informacion për gjendjen e saj shëndetësore.