Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm. Në fillim të intervistës, aktorja e njohur u shpreh se kishte menduar që të bënte disa ditë pushime në jug, po për shkak të incidentit që pësoi gjatë post BBV3 ka qëndruar në shtëpi më shumë.
Kur u pyet për gjendjen e saj shëndetësore duke qenë se ende çalon pak, Egla tha se kaloi nga ‘burgu në burg’:
Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Më thërriste rruga, por rruga duhet të presë edhe pak. Pak ditë kam që lëviz pak, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok.
Si të duket kjo eksperiencë që kalove?
Më duket sikur nuk kam qenë unë që e kam bërë atë eksperiencë. Më duket shumë e largët koha kur kam qenë aty brenda. Më pyeti një mikeshë që si po shkon tani dhe i thashë që më duket sikur nuk kam qenë unë dhe sikur nuk më ka prekur.
Ndërkohë, e ke pasur të vështirë t’o kthehesh rutinës tënde?
Nuk kam mundur të bëj aktivitetet e mia. Edhe në krevat rrotullohesha me vështirësi. Kam pasur njerëzit e mi të afërt pranë që më kanë ndihmuar.