Çdo javë emisioni “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.
I ftuar në këtë episod ka qenë Gerti Shima, një ish-basketbollist profesionist shqiptar i cili ka luajtur për herë të fundit për skuadrën shqiptare KB Tirana në Superligën e Basketbollit Shqiptar. Shima u transferua për herë të dytë te Sigal Prishtina në janar 2016. Ai bëri një rikthim të madh në klubin e vendlindjes, ku luan profesionalisht që në moshën 15 vjeçare, KB Tirana më 3 nëntor 2016. Ai u tërhoq nga basketbolli në shtator 2021, pasi u zgjodh në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Komitetin Olimpik Kombëtar të Shqipërisë. Në vitin 2006 ai shënoi 91 pikë në një ndeshje me Valbonën kundër Partizanit, një rekord i ligës që qëndroi për dhjetë vjet derisa Genti Lasku shënoi 100.
Si ka ndryshuar jeta e tij, duke kaluar në sportist në drejtues?
Ti e di shumë mirë, por po e themi për opinionin, sesi ka ndryshuar karriera ime pas lënies së sportit. Ka qenë në fakt një vendim i prerë dhe një vendim i marrë në një moment direkt. Nuk kisha kohë të mendoja, sepse në fakt edhe oferta apo propozimi për pozicionin Sekretar i Përgjithshëm nuk është se të vjen dy herë në jetë. Kështu që ka qenë një vendim i marrë. Pastaj mbrapa e kam kuptuar sesa e vështirë ishte dhe sa shumë e kam dashur basketbollin. Është normale. Ka qenë e vështirë. Një periudhë prej dy vite e gjysmë që unë nuk e ushtroj më rregullisht, por mund të them që nuk e ushtroj pothuajse fare në këto dy vite e gjysmë. Me thënë të drejtën, me të gjithë dëshirën e madhe, por është e pamundur që ta ndjekësh, sepse duke patur parasysh edhe angazhimet që ka Komiteti Olimpik, por edhe projektet që kemi aty kanë ngarkesën e vet.
Kanë qenë dëmtimet e tij një ndër arsyet që e kanë ndaluar atë të merret me sport këto kohët e fundit?
Dëmtime kam pasur nga më të lehtat tek ato më të komplikuara. Dy kanë qenë dëmtimet që kam pasur më problem. Ka qenë me shpatullën që kam ndejtur gati 9 muaj jashtë fushës së lojës, një rikuperim shumë i gjatë. Pastaj me gjurin, me këto gjërat e sportit që ndodhin. Por që unë kam qenë shumë rigoroz dhe shumë serioz në pjesën e ndjekjes, e rehabilitimit apo edhe stërvitjes edhe para dëmtimeve, edhe gjatë dëmtimeve, edhe pas dëmtimeve. Kështu që nuk ka qenë kjo pjesa që unë e kam lënë sportin për arsye dëmtimi. Unë kam qenë madje aktiv derisa fillova punën në zyrë.