Nuk është hera e parë që një president apo kandidat për president amerikan vihet në shënjestër të qytetarëve të tij. Donald Trump, i plagosur lehtë gjatë një mitingu në Pensilvani, është vetëm i fundit në listë. Në katër raste, për 46 shefa të Shtëpisë së Bardhë, pati edhe një vrasje.
I pari ishte Abraham Lincoln në vitin 1865, pastaj radha e James Garfield më 1881-shin, ndjekur nga William McKinley në vitin 1901. Por, padyshim, ajo që e tronditi më shumë Amerikën ishte vrasja e John Kennedy-t më 22 nëntor 1963, ndërsa me kortezhin presidencial kalonte në Dealey Plaza në Dallas, Teksas.
Jfk krimi më i tmerrshëm
Një krim që shuajti shpresat për një botë të ndryshme duke u kthyer në “mister të pafund”. Atentati më i hetuar i shekullit, ende i mbështjellë me teori të shumta konspirative në kontrast me përfundimin zyrtar se vrasja e presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara u krye vetëm nga Lee Harvey Oswald. As deklasifikimi i fundit i pothuajse të gjitha dokumenteve nuk i ka shuar plotësisht dyshimet. Vëllai i tij Bob u plagos gjatë fushatës zgjedhore.
Pesë vjet më vonë, më 5 qershor 1968, u përsërit me vëllanë tjetër, Robert Francis Kennedy në mes të një fushate presidenciale. Ai u eliminua pas një mitingu në një sallë të hotelit Ambassador në Los Angeles. Senatori i atëhershëm u qëllua tri herë nga Sirhan Sirhan, një palestinez 24-vjeçar, i cili qëlloi me një pistoletë të kalibrit 22. Pesë persona u plagosën.
Ronald Reagan u qëllua në rrugë
Më 30 mars 1981, pak më shumë se dy muaj nga fillimi i mandatit të tij presidencial, ishte radha e Ronald Reganit kur largohej nga hoteli Hilton në Uashington, ku kishte folur me 5000 anëtarë të sindikatës AFL.
Një person me probleme të shëndetit mendor, John Hinckley Jr, qëlloi drejt presidentit të ri, duke i shpuar mushkërinë e majtë me një plumb. Reagan u plagos. Sekretari i tij i shtypit, James Brady, agjenti i Shërbimit Sekret, Timothy McCarthy dhe polici Tomas Delahanty, gjithashtu u qëlluan. Lëndimet e Reganit nuk u vunë re derisa ai filloi të nxirrte gjak kur kollitej.
Reagan rrezikoi seriozisht jetën. Më pas u dërgua në Spitalin Universitar “George Washington” dhe iu nënshtrua një operacioni ku sipas mjekëve, rrezikoi të vdiste gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Para se të futej në operacion, Reagan gjeti forcën të bënte shaka me ekipin mjekësor:
Shpresoj që të jeni të gjithë republikanë.
Disa ditë më vonë doli nga spitali. Hinckley Jr u akuzua për tentativë vrasjeje, por u shpall i pafajshëm për shkak të paaftësisë vendore. Dy vjet më parë, më 2022-shin la mjediset e St. Elizabeth’s Asylum for Criminally Insane në Uashington.
Në atë kohë, tregoi se donte të vriste Reganin për t’i bërë përshtypje aktores Jodie Foster, me të cilën ishte fiksuar pasi e pa të interpretonte në “Taxi Driver”.
Të tjerë presidentë amerikanë, iu kanë shpëtuar për pak tentativave për vrasje: Franklin Delano Roosevelt, Harry Truman, Theodore Roosevelt dhe Gerald Ford.