NASA ka zbuluar planet për të ndërtuar një raketë me energji bërthamore që mund të shkurtojë kohën e udhëtimit në Mars nga shtatë muaj në vetëm 45 ditë. Raketa mund të përdoret për të transportuar si njerëz ashtu edhe mallra nëpër Sistemin Diellor, duke reduktuar ndjeshëm rreziqet kryesore që lidhen me udhëtimin ndërplanetar, siç është ekspozimi ndaj rrezatimit.
Koncepti u parashtrua nga profesori Ryan Gosse nga Universiteti i Floridës, i cili pretendoi se dizajni bimodal do të revolucionarizonte eksplorimin e thellë të hapësirës. Jim Reuter, administrator i asociuar për Drejtorinë e Misionit të Teknologjisë Hapësinore të NASA-s tha se:
Këto kontrata projektimi janë një hap i rëndësishëm drejt pajisjeve të prekshme të reaktorit që një ditë mund të nxisë misione të reja dhe zbulime emocionuese.
Në vitet 2000, NASA u përpoq të zhvillonte një lloj rakete të re duke përdorur shtytje bërthamore-elektrike, e cila përdor një reaktor bërthamor për të gjeneruar energji elektrike dhe për të prodhuar një fushë elektromagnetike që jonizon gazin, duke e përdorur më pas si shtytje.
Duke kombinuar të dyja teknologjitë NTP dhe NEP përmes një metode shtytjeje bimodale, dizajni i profesor Gosse teorikisht do të dyfishonte shpejtësinë që secila teknologji do të ishte në gjendje të prodhonte vetë.
Rikujtojmë, se për herë të parë, roboti Perseverance i dërguar në Mars ka arritur të regjistrojë zhurmën e një stuhie në planetin e kuq. Stuhia kaloi shumë pranë robotit teksa ai po eksploronte një liqen të lashtë në Mars dhe për shkak se e kishte mikrofonin ndezur, regjistroi gjithçka. Stuhitë e fuqishme, janë të zakonshme në Mars dhe janë pjesë e panoramës meteorologjike në këtë planet.