Celebrities Gossip Showbiz

Nga 1-10 sa është penduar Rudina Dembacaj që është martuar me Mark Frrokun?

Lidhja e moderatores dhe aktores së njohur shqiptare Rudina Dembacaj me deputetin Mark Frroku, është një ndër marrëdheniet e dashurisë më të përfolura në rrjet. Kjo e fundit e shpreh herë pas here dashurinë e saj në rrjete sociale, duke i kthyer kështu në një çift mjaft simpatik për publikun.

Epo së fundmi, Rudina ka vendosur të bëjë një bashkëbisedim virtual më ndjekësit e saj, duke iu përgjigjur atyre mjaft sinqerisht për tema të ndryshme. ‘Speci’ i pyetjeve ishte në lidhje me partnerin e saj, e sigurisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi nuk është hera e parë që ajo merr komente dhe pyetje të tilla. “Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?”, ka qenë një prej tyre.

Motër kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e rradhës. Falë zotit nuk jam penduar asnjë moment.

Epo me këtë përgjigje, ajo i ka vënë “vulën” të gjithë ‘gojëve të liga’. Në një intervistë të fundit ajo është shprehur se është shumë e lumtur me Mark Frrokun dhe familjen e tij. Aktorja bukuroshe na tregon herë pas here se vendimet e saj në jetë i përksain veç asaj, dhe nuk ka frikë ta shprehë dashurinë sa herë që duhet për njerëzit që ka pranë.

Ai është partneri im në biznes dhe në jetë.