Celebrities Gossip Showbiz

Neymar shpenzon 51.5 milionë euro për një apartament luksoz në Dubai? Shihni se si duket!

Në një moment kur spekulimet për një mundshëm largim të Neymar nga Al Hilal janë në qendër të vëmendjes, një lajm i ri ka bërë xhiron e mediave: braziliani ka investuar një shumë marramendëse për të blerë një apartament të luksit në Dubai. Sipas informacioneve të fundit, Neymar ka shpenzuar rreth 51.5 milionë euro për një apartament në një nga destinacionet më ekskluzive të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përveç se ka arritur të sigurojë një pronë të jashtëzakonshme, Neymar ka bërë një zgjedhje unike, duke blerë një apartament në Bugatti Residences – ndërtimi i vetëm rezidencial i markës luksoze Bugatti në botë.

Ky projekt, i njohur për luksin dhe pamjen e jashtme mahnitëse, është një simbol i statusit dhe një investim i madh për yllin e futbollit, i cili gjithashtu ka demonstruar pasionin e tij për jetën luksoze.

Takimi për nënshkrimin e kontratës për apartamentin e tij të ri u zhvillua të hënën e kaluar, ku Neymar u shoqërua nga e dashura e tij, Bruna Biancardi, dhe babai i tij, Neymar da Silva. Një moment i veçantë që ndodhi nën drejtimin e Abdullah Binghatti, shefit të shitjeve të Bugatti Residences.

Kjo blerje luksoze vjen pas periudhës së transferimit të Neymar në Al Hilal, që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Edhe pse spekulimet për një largim të mundshëm nga Arabia Saudite janë në qarkullim, investimi i tij në Dubai mund të sugjerojë një vendndodhje të re dhe një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e tij.