Celebrities Sport

Neymar mund të kthehet në Barcelonë pas 12 vitesh?

Pas një periudhe të suksesshme me Barcelonën, ku ai u bë një nga lojtarët më të njohur në botë, Neymar kaloi në PSG në vitin 2017 për 222 milion euro, duke vendosur një rekord transferimi. Megjithatë, braziliani ka shprehur pendesë për këtë vendim, pasi nuk arriti të shkruajë historinë si kampion Europe në Champions League.

Sipas raporteve nga mediat katalanase, rikthimi i Neymarit në Barcelonë nuk është thjesht një ëndërr. Presidenti Joan Laporta, në përpjekje për të forcuar skuadrën, ka shprehur dëshirën për të sjellë një yll të madh, me Haland si objektivin kryesor. Megjithatë, çmimi i lartë dhe pagat e norvegjezit e bëjnë atë një mundësi të pamundur për momentin.

Në këtë kontekst, Neymar paraqitet si një alternativë erëndësishme. Jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm në fushë, por edhe për ndikimin e tij në marketing, që mund të sjellë të ardhura të mëdha për klubin. Katalanasit kanë pasur nevojë për një rritje në këtë aspekt, dhe rikthimi i Nejmarit mund të përmirësojë jo vetëm performancën e skuadrës, por edhe pozitat e saj financiare. Ky rikthim mund të jetë një hap i rëndësishëm për Barcelona në përpjekjet e saj për t’u rikthyer në majat e futbollit europian.