Të ftuar në “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, kanë qenë Ronaldo Sharka, Françeska Murati, Shqipe Hysenaj, Erjola Doçi dhe Artan Trebicka. Ata i shohim çdo të diel në ekranin e Top Channel në rubrikën “Pa Filtra” në “E Diell”. Në këtë intervistë nuk munguan dhe dozat e humorit dhe shakatë, ku nuk munguan dhe pyetjet pikante.
Salsano: Më mirë Nevina apo Kiara në “Portokalli”?
Françeska: Kjo është e vështirë, të dyja janë shumë mira.
Erjola: Salsanon (qesh). Të dyja. Nevinën e kam shumë të afërt, Kiara ka sjellë shije të re në “Portokalli”. Unë e di që jam person që nuk e mbaj veten për komente, që frikësohem. Por me thënë të drejtën, të dyja më pëlqejnë.
Françeska: Është si të ndash bakllavanë nga kadaifi. Janë njësoj shumë të mira.
Ronaldo: Njësoj.
Shqipe: Unë nuk e kam parë “Portokallinë” me aq vëmendje…