“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.
Moderatorja e Portokallisë, Nevina Shtylla ka qenë e ftuar në puntatën e parë të emisionit. Ajo ndër të tjera tregoi edhe një episode të parrëfyer më parë sesi kishte marrë pjesë në audicionet për moderatore në Portokalli dhe sesi i kishte lindur ideja për t’u përfshirë në botën e televizionit.
Portokallia mund të ketë qenë një farë forme që unë e kam menduar “ndoshta mund ta dal ndonjëherë në television”. Në 2010 kur unë kam dalë miss në fakt, është një gjë që nuk e them me shumë qejf por çdo eksperiencë është e dobishme. Jam thirrur për të bërë një audiocion për të qenë prezantuese e Portokallisë. Natyrisht nuk e kisha as idenë fare sesi funksiononte televizioni. Gojën e kisha shumë më të mbyllur nga tani, kështu që ishte një situatë që nuk ishte komode por më dha idenë që do më duhej të ndiqja televizionin dhe moderimin…