Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Nevina Shtylla shfaqet me barkun e rrumbullakosur… Ja si qëndron e vërteta!

Nevina Shtylla është një nga prezantueset më të ëmbla të televizionit shqiptar edhe pse nuk është shpesh në qendër të portaleve për skandale apo jetën e saj personale që e ruan në mënyrë hermetike.

Ditën e sotme bukuroshja i ka habitur të gjithë me një video të postuar në Instastory, ku duket me barkun e rrumbullakosur dhe disa muajshe shtatzanë. Ama nuk ka zgjatur shumë dhe bukuroshja ka zbuluar të vërtetël lidhur me këtë video, duke mohuar shtatzaninë dhe duke shpjeguar se është thjeshtë një promo për një rubrikë që do të jetë tashmë pjesë e programit ‘e Diell’ në Top Channel, e cila se do ti dedikohet nënave beqare e do të titullohet “Mama Single”.

E pyetur para para pak kohësh në ‘Wake up’, ’, bukuroshja nuk ngurroi të na tregonte pak për planet e së ardhmes e bëhet fjalë pikërisht se kur  do të bëhet nuse me të vërtetë Nevina, pasi shpesh e kemi parë nëpër fotosesione apo pasarela të veshur si e tillë. Përgjigja e saj jo shumë entuziaste ishte se “Ndonjëherë mendoj se aq shpesh sa e kam veshur fustanin e bardhë, nuk di a do doja ta vishja edhe vetë. Ose më saktë, nuk jam nga ato vajzat që rri akoma dhe fle me ëndrrën: Si do të dukem nuse. Unë e kam ezauruar këtë pjesë.”

E pak kohë më vonë në emisionin ‘E Diell’ Nevina na shtoi dyshimet se mund te jetë duke e menduar këtë gjë, pasi dha një koment që tregoi se ishte shaka, por kot nuk thonë shakaja gjysma e të vërtetës.