Netflix ka vendosur të ndërpresë disa nga përmbajtjet e tij. Platforma e njohur e transmetimit do të heqë qafe një pjesë të madhe të përmbajtjes së saj interaktive, pra deri në 20 nga 24 “specialet interaktive” ekzistuese. Ndryshimi hyn në fuqi më 1 dhjetor dhe spastrimi do t’i mbijetojë “Black Mirror: Bandersnatch”, “Unbreakable Kimmy Schmidt: Kimmy vs. the Reverend”, “Ranveer vs. Wild with Bear Grylls” dhe “You vs. Wild .” Disa speciale, nga ana tjetër, do të ndërpriten, gjë që është një fund mjaft i palavdishëm për një teknologji që dikur kishte shumë premtime.
Zëdhënësja e kompanisë, Chrissy Kelleher tha për The Verge se funksioni “i shërbeu qëllimit të tij, por do të kufizohet tani e tutje pasi Netflix fokusohet në përparimet teknologjike në fusha të tjera”. Ndërkaq, autoritetet në Francë dhe Holandë kanë bastisur zyrat e Netflix nën dyshimin për evazion fiskal, si pjesë e një hetimi të përbashkët që ka nisur prej vitit 2022. Policia franceze ka kontrolluar selinë e kompanisë në Francë, ndërsa autoritetet holandeze kanë kryer një bastisje në selinë evropiane të Netflix në Amsterdam, me kërkesë të prokurorëve francezë.
Sipas një zyrtari të cilit iu dha anonimati, hetimi po shqyrton mundësinë e abuzimit financiar dhe shmangies së detyrimeve tatimore. Netflix, për momentin, nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këto bastisje dhe hetimet e zhvilluara. Netflix, që është themeluar në vitin 1997, është shërbimi më i madh global për transmetimin e filmave dhe serive televizive, dhe përdoret nga miliona abonentë në mbarë botën. Ky hetim i ri vjen pas shqetësimeve të vazhdueshme për praktikat tatimore të kompanive të mëdha ndërkombëtare në disa vende.
Netflix është përballur me kritika të ashpra pas njoftimit se do të hiqte 19 filma të fokusuar në Palestinë nga platforma e saj. Freedom Forward, një organizatë për të drejtat e njeriut me bazë në San Francisko, publikoi një letër të hapur dhe një peticion duke kërkuar shpjegime për këtë vendim. Sipas “Deadline”, këta filma ishin licencuar nga Front Row Filmed Entertainment, një kompani prodhimi në Dubai. Në një deklaratë, Netflix njoftoi se koleksioni “Palestinian Stories” ishte lançuar në tetor 2021 si pjesë e një marrëveshjeje trevjeçare, e cila tani ka skaduar.