Film & Tv Magazine

Netflix heq 19 filma mbi Palestinën? Kritikat nuk kanë fund!

Netflix është përballur me kritika të ashpra pas njoftimit se do të hiqte 19 filma të fokusuar në Palestinë nga platforma e saj. Freedom Forward, një organizatë për të drejtat e njeriut me bazë në San Francisko, publikoi një letër të hapur dhe një peticion duke kërkuar shpjegime për këtë vendim.

Sipas “Deadline”, këta filma ishin licencuar nga Front Row Filmed Entertainment, një kompani prodhimi në Dubai. Në një deklaratë, Netflix njoftoi se koleksioni “Palestinian Stories” ishte lançuar në tetor 2021 si pjesë e një marrëveshjeje trevjeçare, e cila tani ka skaduar. Një përfaqësues i Netflix është shprehur se:

Ne e lançuam këtë koleksion të licencuar filmash në vitin 2021 për tre vjet. Këto licenca tani kanë skaduar. Si gjithmonë, ne vazhdojmë të investojmë në një gamë të gjerë filmash dhe shfaqjesh televizive cilësore për të përmbushur nevojat e anëtarëve tanë dhe për të mbështetur zërat nga e gjithë bota