Celebrities Film & Tv Showbiz

Netflix bën blerjen e bujshme. Matt Damon dhe Ben Affleck rikthehen me ‘RIP’!

Bashkëpunimi i fundit mes Matt Damon dhe Ben Affleck do të vijë në Netflix.

Shërbimi i transmetimit ka fituar të drejtat për ‘RIP’, filmin thriller me regji të Joe Carnahan. Lajmin e ka konfirmuar ‘The Hollywood Reporter’. Damon dhe Affleck do të luajnë bashkë në filmin që vjen nga kompania e tyre e prodhimit, ‘Artists Equity’.

Detajet e filmit nuk janë ndarë ende për publikun.

‘Deadline’ ishte media e parë që raportoi lajmin se filmi do të shkonte në Netflix.

Që nga krijimi i ‘Artists Equity’ në nëntor 2022, Damon dhe Affleck kanë sjellë  ‘Air’, në pranverën e 2023 me komente të shkëlqyera dhe një performancë të mirë në arkëtime. Studio po ashtu ka prodhuar dokumentarin ‘The Greatest Love Story Never Told’ për Amazon MGM Studios dhe ‘Small Things Like These’, i cili hapi Festivalin e Filmit në Berlin të këtij viti dhe fitoi Ariun e Argjendtë për aktoren joprotagoniste Emily Watson.

‘RIP’ mësohet se është një film i zhanerit krim-triller!

Dyshja ka sjellë filma të mrekullueshëm si Good Will Hunting, Chasing Army, Dogma apo School Ties!