Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi popullin libanez se këta të fundit mund të bien në “humnerën e një lufte të gjatë”, teksa vendi i tij përshkallëzon ofensivën kundër Hezbollahut.
“Të krishterët, myslimanët – sunitë dhe shiitë – të gjithë ju po vuani për shkak të luftës së kotë të Hezbollahut në Izrael”, tha Netanyahu në një fjalim video drejtuar popullit libanez të martën
“Ju keni një mundësi për të shpëtuar Libanin përpara se ai të bjerë në humnerën e një lufte të gjatë që do të sjellë shkatërrim dhe vuajtje të ngjashme me atë që shohim në Gaza.”
Libani tashmë po sheh “të njëjtat modele” dhe “metoda lufte” siç ka përdorur Izraeli në Gaza, thanë zyrtarët nga Kombet e Bashkuara , duke paralajmëruar zhvendosje masive nga egërsia e sulmeve të Izraelit.
Ofensiva ushtarake e Izraelit ka rrafshuar në rrënoja pjesën më të madhe të Gazës , me të paktën 41,900 të vdekur dhe deri në 1.9 milionë njerëz – rreth 90% e popullsisë së enklavës – të zhvendosur brenda vendit.