Bota

Netanyahu nuk bë hapa pas: Lufta nuk do të përfundojë pa shkatërrimin e Hamasit!

“Lufta në Rripin e Gazës nuk do të përfundojë nëse Hamasi nuk shkatërrohet, pengjet nuk lirohen dhe nuk garantohet siguria kombëtare.”

Kështu ka deklaruatr kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sipas medias The Times of Israel, para Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Knesset.

Më herët, gazeta izraelite Haaretz, raportoi se Hamas ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara një garanci zyrtare se Izraeli do të respektojë të gjitha kushtet e marrëveshjes. Udhëheqësit e Hamasit kanë njoftuar tashmë ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit për kërkesën e tyre, shton Haaretz.

“Hamasi e ka mirëpritur propozimin e armëpushimit në Gaza dhe ne tani presim përgjigjen e Izraelit”.

Kështu deklaroi më herët ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry , i cili po viziton sot Madridin.

“Propozimi për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe një shkëmbim të të burgosurve duhet të pranohet. Deklaratat e para të Hamasit tregojnë se e ka mirëpritur marrëveshjen e propozuar dhe tani ne presim përgjigjen izraelite,” tha Shoukry gjatë një konference për shtyp.