Janë bërë katër vite pas publikimit të serialit të njohur, ‘La Casa de papel’. Sezoni i pestë, pjesa e dytë dhe e fundit, do të publikohet nesër me 3 dhjetor.
Për gjithë fansat e flaktë të filmit, ky do të jetë fundi i një eksperiencë të jashtëzakonshme. La Casa de papel’, është seriali më i ndjekur i të gjitha kohërave në Netflix. Pesë episodet e para të sezonit të 5-të u publikuan me 3 shtator të këtij viti, dhe më 3 dhjetor do të publikohen 5 episodet e fundit.
Në sezonin e 5-të në pjesën e dytë aktorët më shumë kanë luajtur me emocione dhe më me pak aksion.
Por nga ana tjetër, “Netlflix” ka bërë të ditur së fundmi se gjatë vitit 2023 do të realizohet një serial për njërin nprej aktorëve më të preferuar të serialit “La Casa de Papel”, Berlinin.
Drama e re, e quajtur “Berlin: A New Series” do të fokusohet në personazhin e Berlinit, të luajtur nga Pedro Alonso. Personazhi u vra në sezonin e dytë, por u rikthye në episodet pasuese me kujtime të ndryshme.
Në një intervistë për NME, Alonso u shpreh shumë i lumtur mbi faktin se ka shumë njerëz nëpër botë që e konsiderojnë atë favorit të këtij seriali.
“Është vërtet e mahnitshme kjo ndjenjë të dish që njerëzit në mbarë botën kanë personazhe të preferuar dhe shprehje të preferuara. Kjo është punë kërkuese, por ia vlen për shkak të fansave”, tha ai.