Aktualitet

Nesër protesta e opozitës te Bashkia e Tiranës, ja akset që do të bllokohen në kryeqytet!

Policia e Tiranës ka zbardhur masat e ndërmarra për ditën e nesërme, 18 korrik, ku për shkak të protestës së paralajmëruar nga opozita përpara Bashkisë Tiranë në orën 11:00, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore.

Mësohet se prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Ndër të tjera, policia u bën apel qytetarëve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga nesër, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.