Aktualitet Sport

Nesër hidhet shorti i Champions League dhe Conference League, ja kundërshtarët e mundshëm të Egnatias dhe Partizanit!

Shorti i raundit të parë kualifikues të UEFA Champions League 2024/25 do të mbahet në orën 14:00 të martën më 18 qershor në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.

Të 28 skuadrat ndahen në dy grupe me dhjetë skuadra (grupet 1 dhe 2) dhe një grup me tetë skuadra (grupi 3). Brenda secilit prej tre grupeve, skuadrat ndahen në një numër të barabartë. Një grup është kokë serie.

Egnatia, skuadra kampione e Shqipërisë bën pjesë në Grupin 1, pjesë e skuadrave që nuk janë kokë serie. Kundërshtarët e mundshëm të rrogozhinasve janë Slovan Bratislava, Lincoln Red Imps FC, The Neë Saints FC, FK Borac Banja Luka dhe Ballkani.

Shorti i raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League 2024/25 do të mbahet në orën 14:30 të martën më 18 qershor në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.

Këto janë rivalët e mundshëm të Partizanit në këtë tur. Torpedo Belaz (Bjellorusi), Aktobe (Kazakistan), Marsaxlok (Maltë), Mornar Bar (Mali i Zi) dhe Kalev Talinn (Estoni)

Skuadra e Tiranës është pjesë e Grupit 1 dhe kundërshtarët e mundshëm të “bardhebluve” të kryeqytetit për këtë raund janë: FK Velez Mostar (Bosnjë Hercegovinë), FC Torpedo Kutaisi (Gjeorgji), FC Malisheva (Kosovë), FC Noah (Armeni), FC Isloch Minsk Region (Bjellorusi).

Skuadra e Vllaznisë është pjesë e Grupit 4 të Conference league, teksa kundërshtarët e mundshëm me të cilët mund të bjerë në short janë:FA Siauliai (Lituani), NK Bravo (Slloveni), FK Auda (Letonia), FC UNA Strassen (Luksemburg), Valur (Islandë).