Celebrities Gossip Showbiz

Nesër dasma e Dafina Zeqirit, mikeshat e saj më të lumturat!

Këngëtarja Dafina Zeqiri po përgatitet për një moment të veçantë, pasi nesër do të kurorëzojë dashurinë e saj me Kreshnik Gjergjin. Fansat dhe ndjekësit e saj janë në pritje të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, ku do të ketë shumë të ftuar dhe të njohur, mikeshat e afërta dhe figura të famshme kanë filluar të mbërrijnë nga jashtë vendit, duke udhëtuar me orë të tëra për këtë ceremoni.

Mes tyre është edhe Coco the DJ, e cila shprehu emocionet e saj në rrjete sociale, duke e cilësuar këtë moment si “pritjen më të mirë ndonjëherë”. Emina Cunmulaj gjithashtu ndau udhëtimin e saj nga Miami për të marrë pjesë në dasmën e Dafinës.

Dasma e saj pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha në botën e showbiz-it shqiptar, dhe fansat mezi presin të shohin foto dhe video nga ceremonia!