Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit, si në brendësi të frytit dhe në lëkurë. Mandarina përmban vitamina A,B,C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Është një fryt tretës, freskues dhe me lëngun e tij mund të bëhet një limonadë shumë e mirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve. Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve.
Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë. Ajo vazhdon për rreth 1 muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra mandarina, ose edhe më shumë. Për këtë kurë rekomandohet konsumimi i tyre për 50 ditë. 5 kokrra esëll, 4-5 kokrra në drekë, 3 kokrra pasdite dhe 2 kokrra para gjumit.
Mandarinat favorizojnë funksionimin e duhur të trupit, metabolizmin dhe ndihmojnë në dekompozimin dhe thithjen e ushqyesve duke tonifikuar mëlçinë, stomakun dhe zorrët. Mandarinat janë agjentë të pastrimit të gjakut dhe përdoren gjerësisht si pastrues. Ato janë të njohura se ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, të tilla si acidi i urinës, kripërat shtesë, ndotësit dhe ujë.
Është e njohur gjithashtu për rritjen e kapacitetit të trupit për mbajtjen e oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut, duke ndihmuar në pastrimin e tij. Për ata që nuk janë në dijeni lëvozhgat e mandarinës përmbajnë përbërje të pabesueshme, të dobishme që ofrojnë sheqer në gjak dhe ndihmojnë në mbajtjen e një mëlçie të shëndetshme. Përveç kësaj, disa studime kanë treguar se ndihmon sistemin e tretjes sepse lejon tretjen më të mirë të ushqimeve yndyrore.