Së fundmi duket se miliarderja Kylie Jenner po humbet shumë nga ndjekësit e saj në Instagram. Bukuroshja ka humbur rreth 1 milion ndjekës. Duket se humbja e ndjekësve të Kylie-t vjen në kohën kur emri i saj u përmend në dramën e fundit të TikTok mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber.
Kylie e cila është shoqe me Hailey u akuzua për ngacmim të Selena-s kur ajo postoi një foto të vetullës së saj me tekstin “kjo ishte një incident”. Postimet e Kylie-t erdhën menjëherë pasi Selena tha se rastësisht kishte laminuar shumë vetullat e saj. Gjithsesi, Kylie e mohoi këtë gjë duke shkruar:
Nuk ka asnjë lidhje ndaj Selena-s, nuk i kam parë fare postimet e saj për vetullat! Ju po shpikni diçka nga asgjëja, kjo është çmenduri.
Gomez kishte qenë më parë personazhi femër më i ndjekur në Instagram, por u largua nga platforma e mediave sociale për një periudhë kohe vetëm për t’u kthyer më e fortë se më parë. Të dyja bukuroshet kanë rreth 400 milionë ndjekës. Gomez kishte shpjeguar për Vanity Fair se e hoqi Instagramin nga telefoni i saj dhe kishte vendosur që ekipi i saj të postonte për të.
Ndërkaq, një “luftë e ftohtë” duket se nisi së fundmi mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber. Këngëtarja e njohur tha se nuk do ta lërë Hailey-in ta ndikojë negativisht pasi modelja u duk sikur e sulmoi atë në një TikTok që e fshiu shumë shpejt. Një fanse në TikTok @ellenacuario ripostoi një video të Hailey që dukej se ishte një sulm ndaj Selena-s.