Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Nëse shtoni në peshë edhe kur hani pak, ndiqni këto këshilla!

Disa persona janë të predispozuar që të vuajnë nga ngadalësimi i metabolizmit, pra i tretjes. Në raste të tilla, zgjidhja e duhur është të riedukoni trupin tuaj për të tretur më thjeshtë dhe lehtë ushqimet që konsumoni. Këta persona, gjatë stinës së dimrit shtojnë më shumë peshë se të tjerët edhe pse mund të hanë më pak. Pasojat e një metabolizmi të ngadalësuar janë të shumta, duke filluar nga fryrja e deri tek gjendrat tiroide dembele.

Një pasojë tjetër e tretjes së avashtë është dhe grumbullimi i lëngjeve të tepërta në zonat e barkut dhe këmbëve. Për këta persona, por dhe të tjerët që kanë shtuar peshë, mund të ndjekin këshillat e mëposhtme. Mjafton të ndiqni hapat për shtatë ditë dhe do të shikoni një lehtësim në sistemin tretës.

Sapo të zgjoheni nga gjumi

Dietologët dhe specialistët e ushqimit vazhdojnë të nënvizojnë rëndësinë e pirjes së ujit me stomakun bosh. Pirja e një gote me ujë sapo organizmi është zgjuar, i jep trupit hidratimin e duhur si dhe nuk ju lejon që të hani shumë.

Mëngjesi duhet të jetë i mbushur me antioksidantë

Nëse metabolizmi është i ngadaltë, duhet t’i jepni një “alarm zgjimi” sidomos në mëngjes. Ju mund të konsumoni një filxhan me çaj trëndafili, tre feta buke pa maja, kos natyral duke e shoqëruar me një kivi dhe tre bajame.

Mes vakteve kryesore

Një pikë e rëndësishme është të durosh tundimit të ëmbëlsirave. Të gjithë dietologët sugjerojnë që të konsumohen ushqime nga natyra. Mund të konsumoni 100 g rrush të bardh apo të zi, ose një frut të stinës, me tre bajame. Ose provoni të hani pak kos me fara kungulli plot omega 3.