Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, e ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte aktorja e njohur Monika Lubonja. Ndër të tjera, ish-banorja kujtoi eksperiencën e saj në “BBV1″.
View this post on Instagram
Monika nuk la pa komentuar as dinamikat e deritanishme në “BBV3”, debatet dhe personazhet më të përfolur. Ajo vlerësoi Gabrielen si një nga djemtë e mirë të shtëpisë. E teksa u pyet lidhur me debatin që ai kishte me Sarën, ku ajo u shpreh se “e ha për mëngjes”, ja si u përgjigj Monika Lubonja:
Është nga ata djemtë e mirë qytetarë… (Nëse Sara do e hante për mëngjes), unë do ta haja për darkë… (qesh)