Health & Beauty

Nëse qerpikët tuaj janë dëmtuar gjatë sezonit të plazhit zbuloni se si t’i trajtoni!

Qerpikët dëmtohen edhe më shumë gjatë periudhës së plazhit. Folikulat e tyre dobësohen dhe si pasojë këputen dhe zbardhen, zverdhen më shpejt. Mos u shqetësoni, ka zgjidhje për gjithçka. Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe vera-s është i pasur me vitamina, proteina dhe antioksidantë që e shndërrojnë në një prej trajtimeve më efektive për rritjen e qerpikëve.

Merrni xhel aloe vera dhe me ndihmën e një rimeli të vjetër ose të një furçe me qime të butë, lyeni qerpikët çdo ditë. Në fund lani sytë me ujë të ftohtë dhe lërini të thahen natyralisht. Çaji jeshil nga ana tjetër përmban antioksidantë dhe vitamina të rëndësishme, çka e shndërron në një prej produkteve kryesore në industrinë kozmetike.

Merrni dy toptha pambuku dhe njomeni me çaj jeshil. Mbajini të fiksuar mbi qerpikë gjatë kohës që flini. Vezët përmbajnë biotinë dhe shumë vitamina të rëndësishme të grupit të vitaminave B, të cilat parandalojnë rënien e qerpikëve, i forcojnë dhe ushqejnë këta të fundit. Në një enë bashkoni një kokërr vezë dhe disa kapsula glicerinë. Aplikoni maskën e përgatitur mbi qerpikë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.