Nëse po përpiqeni të humbni peshë, ja llojet e bulmetit që duhet të konsumoni!

Djathi i butë dhe i shijshëm apo djathi i dhisë mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme, sidomos kur konsumohen në mënyrë të moderuar. Por, nëse qëllimi juaj është të humbni peshë, atëherë duhet të zgjidhni llojet e ndryshme të bulmeteve që janë më pak të përpunuar dhe me më pak natrium.

Sipas mjekes Janine Bowring duhet të ketë një raport të lartë proteinë-yndyrë që do të thotë më shumë proteina dhe më pak yndyrë të ngopur, nëse doni të ruani peshën që keni apo doni të dobësoheni.

Klinika “Cleveland” tregon se cilat lloje djathërash nuk ndikojnë në peshën tuaj dhe mund t’i konsumoni dy apo tre herë në ditë gjatë vakteve.

Djathi mocarela

Ky lloj djathi përfshihet në shumë receta, sidomos kur vjen puna te picat e shijshme. Por, nëse po mundoheni të humbni peshë, mocarela është djathi ideal. “Raporti i proteinave ndaj yndyrës është rreth 1 me 1 ndaj ky lloj djathi është i shkëlqyer për ata që duan të humbin peshë,” thotë mjekja.

Gjiza

Gjiza duket të jetë një tjetër opsion miqësor në dietën e atyre që duan të dobësohen.

“Një porcion me një filxhan gjizë ka rreth 185 kalori, pesë gramë yndyrë dhe 23 gramë proteina, pra një raport i lartë mes proteinës dhe yndyrës,” shton ajo.

Duke qenë një produkt i ulët në kalori dhe i lartë në proteina, kjo e bën gjizën një zgjedhje të duhur për humbje peshe.

Djathi i dhisë

Disa studime tregojnë se djathi i dhisë mund të ndihmojë në ndjesinë e ngopjes, duke ulur dëshirën për ushqim. Në fakt, një studim i vitit 2017 i botuar në revistën “Nutrients” krahasoi efektet e produkteve të qumështit me bazë dhie, me produktet e qumështit me bazë lope dhe zbuloi se konsumimi i djathit të dhisë kishte ndikim më të madh në hormonet e lidhura me oreksin, duke çuar kësisoj në më pak ushqim të konsumuar dhe më pak kilogramë.

Riccota (prodhohet nga hirra e qumështit të deles, lopës, dhisë)

Së fundi, Bowring thotë se djathi ricotta është një tjetër shtesë e shkëlqyer dietike pasi është i pasur me proteina të hirrës dhe përmban pak kalori.

“Djathi ricotta është natyrshëm me më pak yndyrë se disa djathëra të tjerë, njëherësh edhe shumë kremoz. Kjo e bën një zgjedhje të duhur për shijet tuaja, por edhe për faktin që ju nuk shtoni peshë nëse e konsumoni në mënyrë të moderuar.”