Health & Beauty

Nëse po kërkoni ide për thonj të bardhë, ne kemi sugjerimet perfekte për ju!

Ngjyra e bardhë është shumë në modë gjatë këtij sezoni veror. Nëse jeni nga ata që edhe pse ju pëlqejnë ngjyrat, mbeteni “të fiksuar” pas ngjyrës së bardhë, ne kemi tre sugjerime për ju. Me këto tre modele thonjsh, të gjithë do të adhurojnë duart tuaja.

Thjesht të bardhë

Sigurisht pjesë e kësaj liste nuk mund të mungonte e bardha e thjeshtë. Me shkëlqim ose jo, ky model thonjsh do të tërheqë tërë vëmendjen në duart tuaja. Mund të vishni gjihtçka, pa frikën se nuk do të përshtatet me thonjtë tuaj. Një model shumë elegant, që me siguri të dashuruarit pas së bardhës, do ta adhurojnë.

E bardhë ‘french’

‘French’ i preferuar i shumicës prej jush me siguri është ai me të bardhën. Një model që i ka rezistuar viteve, edhe pse kanë dalë në modë ‘french’ me ngjyra të tjera, ky mbetet ai i preferuari sigurisht. Një model që do t’i përshtatet çdo forme të dorës suaj, dhe që nuk ju zhgënjen asnjëherë.

Një detaj i shtuar

Ky model thonjsh është për më të guximshmit sigurisht. Ju mund t’i lyeni thonjtë tuaj në ngjyrë të bardhë dhe të shtoni në njërin prej tyre një detaj ndryshe. Qoftë një flutur apo lule i çfarëdo lloj ngjyreje, ky model thonjsh është sugjerimi perfekt për “të fiksuarit” pas ngjyrës së bardhë që duan të guxojnë.