Një fëmijë nën 5-vjeç, që rritet në një shtëpi me prindër, të cilët e pinë duhanin, rrezikon 43% të bëhet me astmë, por që mund të fillojë dhe duhanin herët. Raportet e Këshillit të Kongresit të 20 në Itali për sëmundjet e frymëmarrjes infatile, në të cilin ishin bërë bashkë më shumë se 500 pediatër për të marrë dhe dhënë leksione ndaj shëndetit të fëmijëve, tregojnë se fëmijët nën moshën 5-vjeç, që rriten në një shtëpi ku pihet duhan, rrezikojnë që të bëhen astmatikë.
Përveç kësaj adoleshentët e kanë të vështirë që ta lënë duhanin. Vetëm 6% e tyre e lënë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre e përdorin edhe 16-20 vitet e ardhshme. Sipas Renato Cutrera, presidenti i Bronkomonisë pediatrike në Spitalin Gesu të Fëmijëve në Romë më shumë se 4000 substanca të dëmshme mund të dëmtojnë frymëmarrjen te fëmijët, deri në bronkopneumoni të thellë në mushkëri.
Deri në fund të shekullit, duhani do të ketë vrarë një miliard njerëz. Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në “The Lancet Public Health”, i cili analizoi zakonet dhe shëndetin e mbi 500,000 duhanpirësve kinezë në harkun e 11 viteve. Përveç rritjes së rrezikut të vdekjes së parakohshme, duhani do të rriste edhe rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh që prekin jo vetëm mushkëritë, por edhe organet e tjera të trupit.
Ndërkaq, mënyra se si dikush mban cigaren tregon shumë për personalitetin e tij. Të paktën këtë ka pohuar psikoanalisti William Neutra. Willian i ka kategorizuar duhanpirësit në bazë të asaj se si ata e mbajnë cigarën dhe beson që në këtë mënyrë mund të zbulohen lidhjet sekrete për personalitetin e tyre.