Food & Drink Health & Beauty

Nëse nuk merren siç duhet do të keni probleme, çfarë duhet të dini për disa lloje të caktuara vitaminash dhe mineralesh!

Llojet e caktuara të vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojnë probleme gastroenterologjike nëse nuk merren siç duhet. Shkencëtarët nga Qendra Mjekësore Langon e Universitetit të Nju-Jorkut tregojnë se është e nevojshme t’u kushtohet rëndësi disa gjërave. Ka nutrienë të cilët organizmi më mirë mund t’i shfrytëzojë nëse i merrni bashkë me racionin. Mirëpo ekzistojnë edhe disa vitamina shtesë, të cilat është më mirë të merren pavarësisht nga racioni. Vitaminat të cilat kanë përbërje “të thartë”, siç janë vitamina C dhe folatet, mund të shkaktojnë të vjella nëse merren në stomak të zbrazët.

Vitaminat e zbërthyera në yndyra, siç janë vitaminat A, D, E dhe K, për dallim nga disa të tjera, më mirë përdoren nëse nuk i merrni bashkë me ushqimin. Hekuri më së miri absorbohet nëse merret në lukth të zbrazët. Megjithatë, multivitaminat të cilat përmbajnë hekur apo suplemente hekuri, mund të shkaktojnë të vjella, nëse i merrni me lukth të zbrazët.

Për këtë shkak është më mirë që hekurin ta merrni në atë mënyrë që disa vitamina dhe minerale më mirë veprojnë në kombinim, derisa disa kombinime të tjera mund të ulin absorbimin. Hekuri më mirë absorbohet nëse merret në kombinim me vitaminën C, mirëpo nëse e merrni me kalcium, efekti do të jetë i kundërt.

Është me rëndësi që të verifikoni me mjekun tuaj se cilat vitamina bën t’i merrni bashkë, si edhe a ekziston mundësia që vitaminat të ndikojnë në veprimin e terapisë e cila ju është përshkruar, nëse merrni disa ilaçe. Ekzistojnë hulumtime të cilat sugjerojnë që ndikimet e padëshiruara të preparateve multivitaminoze më shpesh shfaqen nëse niveli i estrogjenit është i ngritur, gjë që mund të ndodhë që gruaja merr pilula kontracepsioni.

Ndërkaq, kompanitë që shesin suplemente super jeshile pretendojnë se një lugë pluhuri i tyre, i përzier me ujë, është gjithçka që ju nevojitet për të përmirësuar shëndetin tuaj. Shumë prej tyre premtojnë një listë të gjatë përfitimesh të mundshme, të tilla si flokë dhe thonj më të fortë, rritje të energjisë dhe ulje të fryrjes. Paketimi reklamon një listë përbërësish si pre dhe probiotikë, antioksidantë dhe vitamina. Por ekspertët i kanë thënë BBC-së se ka mënyra më të lehta dhe më të lira për t’i futur këto lëndë ushqyese në dietat tona.