Celebrities Gossip Showbiz

Nëse nuk e dinit Beyonce ka një vëlla i cili jeton në varfëri ekstreme, këngëtarja rezufon ta takojë!

Diva e muzikës pop Beyonce nuk ka një marrëdhënie të mirë me vëllanë e saj nga babai, Nixon Knowles. 14-vjeçari ishte fryt i lidhjes që babai i këngëtares, Mathew Knowles pati me nënën e Nixon ndërkohë që ishte ende i martuar me nënën e Beyonce, Tina Knowles-Lawson. Ai gjithashtu ka një vajzë të vogël të lindur jashtë martese.

Pas ndarjes me Matthew, nëna e djalit, Alexandra, u përball me shumë vështirësi, duke deklaruar falimentimin dhe u zhvendos në një rulotë në 2014. Beyonce nuk është përpjekur asnjëherë ta ndihmojë financiarisht vëllanë e saj më të vogël dhe thuhet se refuzon ta takojë. Në një intervistë të fundit, Alexandra tha se:

Ajo është një miliardere dhe sapo bleu shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni dhjetë milje larg shtëpisë sonë. Por jo, nuk ka pasur asnjë kontakt me të vëllanë. Shqetësimi im kryesor ishte të merresha me një fëmijë që pyet: Pse nuk më do ky person? Ulem në banjë dhe qaj ndonjëherë sepse nuk di si ta ndihmoj të jetë vetvetja.

Sipas Sun, Alexandra shpërthen dhe qan duke dëgjuar një nga këngët e Beyonce-s, konkretisht atë të titulluar “Ring Off”, e cila tregon historinë e pabesive të Matthew. “Nëse dëgjoni Ring Off, kjo është historia”,-tha 52-vjeçarja. Alexandra është ende e trishtuar që Nixon nuk do ta takojë kurrë motrën e tij.

Unë i them atij, ‘fama nuk është e barabartë me lumturinë’, kështu që kurrë mos lakmo atë që ka dikush tjetër. Por është e vështirë të shohësh njerëz që jetojnë si miliarderë. Çfarë po mendon ky fëmijë kur unë jam duke punuar 16 orë ditë për të paguar faturat? Si ndihet? Por nuk e fajësoj Beyonce për këtë gjë.

Rikujtojmë, se së fundmi Beyonce ka anuluar turneun e saj botëror. Këngëtarja e “Break My Soul”, ishte planifikuar të performonte në stadiumin Acrisure më 3 gusht. Ndërkaq është bërë e ditur se turneu është anuluar për shkak të logjistikës së prodhimit dhe çështjeve të planifikimit. Por ata që kanë paguar biletën do të rimbursohen, sipas deklaratës.