Golfi është shumë i mirë për zemrën tuaj, thonë ekspertët. Raundet e rregullta mund ta mbajnë shëndetin tuaj mbi nivel duke ulur presionin e gjakut dhe nivelet e sheqerit. Hulumtuesit zbuluan se luajtja në fushë të gjelbër për të futur topin në vrimë është një metodë më e mirë për fitnes sesa thjesht ecja. Autorja e studimit Julia Kettinen tha:
Pavarësisht intensitetit më të ulët të stërvitjes së golfit, kohëzgjatja më e gjatë dhe shpenzimi më i lartë i energjisë duket se kanë një efekt më pozitiv.
Studimi i Universitetit të Finlandës Lindore krahasoi shëndetin e mbi 65-vjeçëve pas 18 vrimave të golfit, një ecjeje 3.7 milje ose “ecjes nordike” duke përdorur shtylla ecjeje për të ecur. Golfi zgjati gati katër herë më shumë dhe dogji 1377 kalori krahasuar me 494 në ecje.
Udhëzimet e Natonal Healt Service thonë se personat mbi 65 vjeç duhet të bëjnë një lloj aktiviteti fizik çdo ditë. Të moshuarit duhet të synojnë 150 minuta stërvitje në javë dhe të përfshijnë rutina që përmirësojnë forcën, ekuilibrin dhe fleksibilitetin. Britanikët luajtën gati 25 milionë raunde golfi vitin e kaluar. Kettinen thotë:
Golfi është një mënyrë e shkëlqyer për të ushtruar pasi i motivon individët të lëvizin, shpesh pa e kuptuar as distancën që kanë ecur (deri në 8-9 kilometra) gjatë lojës.
Studiuesit zgjodhën të krahasonin ecjen 1-orëshe me një raund të plotë golfi sepse “ne synonim të simulonim modelet reale të ushtrimeve të të rriturve të moshuar”, thotë ajo. Por në Amerikë, rreth dy të tretat e raundeve të golfit luhen duke përdorur një karrocë, sipas Fondacionit Kombëtar të Golfit. Subjektet kishin mesatarisht 61% të rrahjeve maksimale të zemrës kur luanin golf. Ecja arriti 76% dhe ecja nordike 77%.
Pjesëmarrësit mbanin pajisje për matjen e fitnesit, dhanë mostra gjaku dhe u matën presionin e gjakut para dhe pas. Golfi konsiderohet “intensitet i ulët deri në mesatar” sepse lojtarët duhet të ndalojnë, të planifikojnë dhe të presin midis goditjeve.