Aktorja e seriali të famshëm “Friends”, Jennifer Aniston ka mirëpritur ‘Architectural Digest’ në shtëpinë e saj prej 21 milionë dollarësh dhe të gjithë kanë mbetur të suprizuar nga mënyra sesi ajo e ka dekoruar atë hapësirë kaq të madhe. Padyshim që ky Bel-Air ka shfaqur botën e saj mjaft luksoze, por ajo çfarë ka rënë më shumë në sy është pikërish tualeti i shtëpisë së saj.
Nuk është hera e parë që Jennifer ka zgjedhur të tregojë për shtëpinë e saj pasi ajo gjithashtu ndan herë pas here në Instagram disa pamje të ambienteve të brendshme. Gjithashtu ajo ka punuar me një arkitekt, pjesë të ‘QS Supplies’, për të rindërtuar banjën kryesore për t’i dhënë një pamje unike të hapësirës. Paraqitja 3D tregon se sa e gjithanshme është dhoma me një qasje të jashtme.
Kompania ‘QS Supplies’ ka zgjedhur të ndajë disa skica dhe pamje eksluzive duke na dhënë idenë se si është krijuar. Vaska e madhe katrore prej mermeri me pajisje prej bronzi është një tipar dallues i dhomës, duke marrë gjithë vëmendjen. Përveçse është vendi i përsosur për pak kohë për t’u çlodhur, banja dyfishohet si një sfond i bukur ku ajo ka zgjedhur të vendosë trofeun e saj të ‘SAG Awards’.
Dritaret nga dyshemeja deri në tavan mund të tërhiqen me prekjen e një butoni dhe jashtë ka një hapësirë kopshti me një gardh druri dhe shumë gjelbërim. Banjo përmban dysheme mermeri me shkëlqim duke i shtuar ndjesinë luksoze dhe Jennifer e ka kuruar atë me sende dekorative si vepra arti, tavolina anësore dhe zbukurime.
Pasi kanë parë tualetin e Jennifer-it, fansat kanë shprehur admirimin e tyre për hapësirën. Dikush shkroi në Twitter:
Kjo është banja e Jennifer Aniston dhe befas qëllimet e mia të jetës kanë ndryshuar.
Një tjetër pyeti:
A është e çuditshme nëse e vendos banjën e Jen Aniston sfondin tim të laptopit?
Nuk mund të mos pajtohemi, është e pabesueshme! Pjesa tjetër e shtëpisë së Jennifer-it është po aq spektakolare me një pishinë të hapur me pamje gjithëpërfshirëse të kodrës dhe një bar privat.