Kim Kardashian ka vendosur të marrë iniciativa për ndryshimin e klimës me reçipetat e reja të Skims ku dallohen thithkat. Ylli i “American Horror Story: Delicate” njoftoi javën e kaluar nxjerrjen në treg të reçipetave ‘Push-Up Nipple’ që kushtojnë 62 dollarë, për të dhënë një mesazh në Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit Nënën Natyrë.
Sipas markës, modeli i çuditshëm është një “shtim autentik” i reçipetave më të shitura Ultimate, të cilat ofrojnë ngritje dhe mbështetje, me pamje natyrale. Ashtu si silueta origjinale, Bra Nipple është bërë nga pëlhurë e butë mikrofibër dhe përmban krahë të buta dhe tela të fshehur pa majë që ndihen rehat gjatë gjithë ditës.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka treguar si i qëndron ky produkt dhe reagimet siç pritej janë të ndryshme dhe mendimet janë të ndara. Ndërsa disa mendojnë se do të shiten goxha, të tjerë nuk e mbështesin këtë ide. Ndër të tjera, Kim shprehet në video:
Temperatura e Tokës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Niveli i detit po rritet. Ajsbergët po shkrihen. Unë nuk jam shkencëtare, por besoj se çdokush mund t’i përdorë aftësitë që ka për ta bërë pjesën e vet. Prandaj po prezantoj reçipetat e reja me thithka të dukshme, kështu që pa marrë parasysh se sa nxehtë është, ju gjithmonë do të dukeni sikur keni ftohtë. Ndryshe nga ajsbergët, ato nuk po shkojnë askund.
View this post on Instagram