Gossip Showbiz

Nëse mendoni se A-Rod po vuan nga ndarja me J.Lo, shihni njëherë veprimin e tij të fundit!

Dyshja e njohur e showbiz-it Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u ndanë përfundimisht nga njëri tjetri disa ditë më parë. Së fundmi me anë të një postimi në Instagram, A-Rod duket se pavarësisht gjithçkaje nuk është mërzitur nga kjo ndarje dhe vazhdon të shijojë jetën në krah të vajzave të tij, Natasha dhe Ella.

Te tre ata shihen duke konsumuar darkën bashkë dhe ajo që bie në sy është se në tavolinën e tyre ka shumë vende bosh, që më parë i zinte Jennifer së bashku me binjakët e saj, Max dhe Emme. Por kjo nuk ka ndikuar aspak te 45-vjeçari i cili shihet shumë i buzëqeshur.

Ndërkaq ai ka shkruar:

Din Din me vajzat e mia.

 

Mos vallë ky është një mesazh që Alex i dërgon Jennifer-it vetëm pak ditë pas ndarjes?!

Nga ana tjetër kujtojmë se Jennifer këto ditë po flitet se është ribashkuar me Ben Affleck 17 vite pas ndarjes së tyre. Dyshimet na u shtuan edhe më shumë kur pjesë e kësaj historie u bë edhe miku i tyre i përbashkët, aktori Matt Damon i cili u pyet se çfarë po ndodh mes J-Lo dhe Affleck.

Ndërkaq, prezantuesja e njohur, Em Rusciano, ka reaguar dhe ka hedhur poshtë aludimet se mes tyre ka nisur një romancë duke shprehur se kjo në fakt është një marifet publiciteti.