Gratë shtatzëna kanë 44% më shumë gjasa të pësojnë abort nëse mbeten shtatzënë gjatë verës. Ky është rezultati i një studimi të fundit në Amerikë, i cili u krye me më shumë se 6 mijë gra shtatzëna. Nga hulumtimet, u vu re se shkalla e abortit arriti kulmin në qershor, korrik dhe gusht, pra tre muajt e verës. Diferenca më e madhe ishte në gusht, kur aborti spontan rezultoi të ishte 44% më shumë se shkurti.
Projekti 8-vjeçar gjurmoi gjithashtu se trendi më i shpeshtë i aborteve spontane ndodhte para javës së tetë, kur fetusi është ende në madhësinë e një manaferre. Ekspertët besojnë se nxehtësia ekstreme ose faktorët e stilit të jetesës gjatë motit të ngrohtë mund të jenë fajtorët e abortit gjatë verës por ata thanë se nevojiten kërkime të mëtejshme për ta vërtetuar këtë.
Dr.Amelia Wesselink, autore e studimit nga Universiteti i Bostonit, tha:
Sa herë që shihni ndryshime sezonale në një rezultat, ato mund të ndikojnë në shkaqet e atij rezultati. Ne zbuluam se rreziku i abortit, veçanërisht rreziku i abortit “të hershëm” para javës së tetë të shtatzënisë, ishte më i lartë në verë. Nxehtësia shoqërohet me rrezik më të lartë të rezultateve të tjera të shtatzënisë, të tilla si lindja e parakohshme, pesha e ulët në lindje dhe lindja e fetusit të vdekur, në veçanti.
Ekspertët nuk janë të sigurt pse ndikon nxehtësia në shtatzëni, por teoritë përfshijnë dehidratimin tek nënat e ardhshme, ndërprerjen e zhvillimit të placentës dhe ndryshimet në rrjedhjen e gjakut në mitër. Programi i vazhdueshëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit, i cili filloi në vitin 2013, rekruton gra që përpiqen të mbeten shtatzënë dhe i ndjek ato derisa të lindin.
Analiza tregoi se normat u shfaqën më të forta për gratë që jetonin në shtetet jugore dhe të mesme perëndimore, ‘ku verat janë më të nxehta’ dhe temperaturat mund të arrijnë 43C. Ekspertët nuk janë të sigurt pse nxehtësia ndikon në shtatzëni, por teoritë përfshijnë dehidratimin tek nënat e ardhshme, ndërprerjen e zhvillimit të placentës dhe ndryshimet në rrjedhën e gjakut në mitër.
Rikujtojmë, se së fundmi Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme që shfuqizon të drejtën e abortit, ka thënë Sekretari amerikan për Shëndetësi, Xaver Becerra. Ai i ka thënë transmetuesit britanik BBC se beson që Shtetet e Bashkuara janë duke “bërë kthim mbrapa” derisa pjesa tjetër e botës shkon përpara.