Të porsalindurit që jetojnë në një shtëpi me mace ose qen kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë alergji ushqimore. Sipas një studimi të publikuar së fundmi, e njëjta gjë fle edhe kur një nënë shtatzënë jeton me kafshë shtëpiake. Sipas “The Washington Post”, ekspozimi ndaj maceve ose qenve gjatë zhvillimit të fetusit ose në muajt e parë të jetës reduktoi gjasat e alergjive ushqimore më vonë me rreth 14%. Ky përfitim u zbulua të ishte më i fortë kur qentë jetonin në ambiente të mbyllura dhe ekspozimi ishte gjatë zhvillimit të fetusit dhe foshnjërisë.
Studimi përfshiu më shumë se 65,000 foshnja dhe prindërit e tyre në Japoni. “Zbulimi se ekspozimi ndaj qenve dhe maceve lidhet me më pak alergji ushqimore duket mjaft i fortë dhe pajtohet me disa studime të mëparshme,” tha James Gern, profesor i Alergjisë, Imunologjisë dhe Reumatologjisë në Universitetin e Wisconsin.
Gern, i cili botoi një punim në vitin 2004 që tregon se mbajtja e një qeni redukton rrezikun e të gjitha llojeve të alergjive, tha se studimi i ri shton literaturën në rritje se kontakti me kafshët shtëpiake mund të ketë shumë përfitime shëndetësore për fëmijët. Studiuesit kontrolluan lidhjen në pronësinë e kafshëve shtëpiake me një sërë alergjish specifike ushqimore, si dhe alergjitë e përgjithshme ushqimore. Nëse keni kafshë shtëpiake jeni më pak të rrezikuar nga alergjia ndaj vezëve, qumështit dhe arrave.
U zbulua se mbajtja e një mace ul rrezikun e alergjive ndaj vezëve, grurit dhe sojës. Nëse në shtëpinë tuaj keni një katërputrosh, me siguri e keni përjetuar momentin kur ju ka ‘prezantuar’ me prenë që ka gjuajtur. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për një njeri, por jo për kafshët. Edhe pse macet dhe qentë janë zbutur për më shumë se 10,000 vjet, ata ende ruajnë shumë nga instinktet e tyre të egra. Në natyrë, qeni nënë dhe macja nënë i mësojnë kotelet e tyre se si të mbijetojnë.