Health & Beauty Lifestyle

Nëse keni ‘dështuar’ me kremin SPF, ka një mënyrë se si të shpëtoni nga njollat e diellit në lëkurë!

Shenjat dhe njollat më së shpeshti shfaqen në pjesën e fytyrës, hundës, ballit, duarve, shpinës dhe dekoltesë dhe më shpesh shfaqen tek personat me lëkurë më të bardhë. Njollat e diellit janë rezultati i një dermatiti të shkaktuar nga rrezatimi intensiv dhe pa mbrojtjen e duhur në lëkurë.

Nëse në shumicën e rasteve, skuqjet dhe djegiet e lëkurës zhduken me kalimin e kohës, njollat në ngjyrë të errët që mbeten aty janë afatgjata. Një shkak tjetër i shfaqjes së njollave kafe vjen nga çrregullimet hormonale. Po kështu, edhe përdorimi i kremrave dhe i parfumeve fotosensibilizant ndikon drejtpërsëdrejti në formimin e tyre.

Përpara se të filloni një vit tjetër që të ekspozoheni në diell, është e rëndësishme të zbehni, apo më mirë t’i eliminoni këto njolla, derisa ato mos të bëhen më evidente nga nxirja diellore. Duke u këshilluar me dermatologun përdorni kremra të ndryshëm kundër diellit me faktorë mbrojtës. Pasi njollat formohen, pigmenti depozitohet pikërisht si një tatuazh

Strategjia më e mirë për tu përdorur është të aplikimi i kremrave ose xhelit specifik me efekt ‘peeling’. Një teknikë pak e njohur por shumë efikase është dermoabrazioni, i cili konsiston në heqjen e shtresave sipërfaqësore të lëkurës me një letër specifike me silikon. Gjëja më e mirë mbetet që të kujdeseni për çdo centimetër të trupit tuaj, mbi të gjitha në verë dhe në mënyrë natyrale, duke shmangur orët e pikut.