Jada Pinkett Smith është hapur edhe një herë mbi shuplakën famëkeqe të Will Smith në “Oscar 2022”, duke thënë se ajo shpëtoi martesën e tyre. Në një intervistë të fundit për DailyMail, aktorja u shpreh se:
Pas gjithë atyre viteve që u përpoqa të kuptoja nëse do të largohesha nga Will, m’u desh ajo shuplakë për të parë se nuk do ta braktisja kurrë. Kush e di se ku do të ishte marrëdhënia jonë nëse kjo nuk do të kishte ndodhur…
Prezantuesja e “Red Table Talk Show” ka qenë e martuar me yllin e “I Am Legend” që nga viti 1997, por në mënyrë tronditëse zbuloi në muajin tetor se të dy ishin ndarë në heshtje për shtatë vjet. Megjithatë, Pinkett Smith kujtoi se si gjithçka ndryshoi atë natë në Los Angeles pasi bashkëshorti i saj u ngjit në skenë për të goditur me shuplakë Chris Rock për shakanë që bëri për alopecinë e gruas së tij.
Unë e quaj atë ‘shuplakë e shenjtë’ tani, sepse shumë gjëra pozitive erdhën pas saj.
Natyrisht, një mori zbulimesh rreth Pinkett Smith dhe bashkëshortit të saj Will, pushtuan rrjetin gati dy muaj më parë, kur publikoi librin e saj me kujtime. Pavarësisht se aktorja i detajoi betejat brenda martesës së tyre dhe foli për lidhjen e saj me këngëtarin August Alsina, Smith qëndroi në krah të saj pas publikimit të librit. Will nga aba tjetër është shprehur:
Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të gjatë dhe të trazuar. Ne e quajmë ‘brutale’. Ishte brutale dhe e bukur në të njëjtën kohë.
Aktori i njohur Will Smith reflektoi mbi disa nga gabimet që ai ka bërë gjatë viteve, duke përfshirë shuplakën e tij famëkeqe në Oscar dhe problemet e tij në martesë. “Kam bërë gabime të panumërta“,-tha ai në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit. Aktori shtoi se:
Fama është një përbindësh unik. Ju nuk mund të emocionoheni shumë kur njerëzit thonë gjëra të mira për ju, sepse atëherë kur njerëzit thonë gjëra të këqija për ju, ju luftoni dhe vuani më shumë. Duhet të jem i qartë se kush jam dhe çfarë po përpiqem të bëj në botë. Në të njëjtën kohë, unë jam thellësisht njerëzor, jam në procesin e përsosjes së virtytit tim.