Film & Tv

Nëse ju kanë shpëtuar pa parë, ne ju sugjerojmë t’i shihni këto super filma!

Zakonisht fillon mjaft pafajësisht dhe shikojmë një film të rekomanduar nga një mik që është në trend në mediat sociale. Por, pa e kuptuar ne tashmë kemi rënë në grackën e shikimit të tepruar, duke klikuar në “episodin tjetër”.

Ka të mirat dhe të këqijat e shikimit të tepruar të një filmi dhe ne jemi këtu për t’i ndarë ato me ju. Ndërkaq, filmat janë një nga aktivitet më argëtuese, teksa ju kaloni një kohë të mirë, por edhe mësoni nga to. Njerëz të ndryshëm pëlqejnë zhanre të ndryshme filmash, por me siguri më të paktë janë ata që preferojnë filmat horror. 

Ju rikujtojmë, se këtë verë, do të fillojë një shfaqje e filmave të vonuar, duke shfaqur punë të reja nga autorët e Hollywood-it, siç është edhe F9, e cila do të dalë premierë në fund më datën 25 qershor. Por para gjithë kësaj, ka një listë me filma që ju rekomandojmë të shikoni për të ringjallur lidhjen tuaj të dashurisë me ekranin e madh.

1.”Black Widow”

Black Widow është një film superhero amerikan i ardhshëm bazuar në personazhin e Marvel Comics me të njëjtin emër. Prodhuar nga Marvel Studios dhe shpërndarë nga Walt Disney Studios Motion Pictures, ai synon të jetë filmi i 24-të në Marvel Cinematic Universe (MCU). Filmi u drejtua nga Cate Shortland nga një skenar i Eric Pearson, dhe luan Scarlett Johansson si Natasha Romanoff / Black Widow së bashku me Florence Pugh, David Harbour, O-T Fagbenle, William Hurt, Ray Winstone dhe Rachel Weisz. Vendosur pas Captain America: Civil War (2016), filmi e sheh Romanoff në arrati dhe të detyruar të përballet me të kaluarën e saj. “Black Widow” do të shaqet në kinema nga 9 korriku.

2.”Reminiscence”

Reminiscence është një film i ardhshëm fantastiko-shkencor amerikan i shkruar dhe drejtuar nga Lisa Joy. Në film interpretojnë Hugh Jackman, Rebecca Ferguson, Thandiwe Newton, Cliff Curtis, Marina de Tavira, Daniel Wu, Mojean Aria, Brett Cullen, Natalie Martinez, Angela Sarafyan dhe Nico Parker. Reminiscence është planifikuar të dalë në Shtetet e Bashkuara më 20 gusht.

3.”Judas and the Black Messiah”

Judas and the Black Mesiah është një film dramatik biografik amerikan i vitit 2021 rreth tradhtisë së Fred Hampton (i luajtur nga Daniel Kaluuya), kryetari i kapitullit të Illinois të Partisë Black Panther në fund të viteve 1960 në Çikago, nga William O’Neal (i luajtur nga Lakeith Stanfield), një informator i FBI-së. Jesse Plemons, Dominique Fishback, Ashton Sanders, Darrell Britt-Gibson, Lil Rel Howery, Algee Smith, Dominique Thorne dhe Martin Sheen gjithashtu interpretojnë. Filmi drejtohet dhe prodhohet nga Shaka King, e cila shkroi skenarin me Will Berson, bazuar në një histori të çiftit dhe Kenny dhe Keith Lucas. Në kinema dhe në HBO Max tani.

4.”The Woman in the Window”

Libri më i shitur i A.J Finn tashmë ka një ndjekje si kulti dhe adaptimi i filmit është vendosur të ndjekë shembullin. Amy Adams luan rolin e Dr. Anna Fox, një psikologe agorafobike e shqetësuar nga zhdukja e fqinjit të saj. Ndërsa lufton për të zgjedhur këtë mister, jeta e saj zbërthehet në mënyrën më të keqe. Tani në “Netflix”.

5.”Nomadland”

“Nomadland” flet për një grua në të 60-at e saj e cila ka humbur të gjithë pronën në Nevada pas krizës ekonomike dhe duke blerë një furgon udhëton nëpër shtetet perëndimore të SHBA-së. Transmetohet në SHBA tani dhe në Star në Disney Plus në MB.

6.”Minari”

Ky film ka rrëmbyer zemrat e pothuajse të gjithëve që e kanë parë atë. Bazuar në fëmijërinë e regjisorit Lee Isaac Chung, është historia e një familje koreane që ndjekin ëndrrën e tyre amerikane dhe përballen me shumë sfida. Tani në “Amazon Prime”.

7.”In the Heights”

Në një bashkëpunim shumë të pritur kinematografik, Lin-Manuel Miranda e Hamilton dhe drejtori i Crazy Rich Asians Jon M.Chu kanë bashkuar forcat për të krijuar versionin filmik të këtij muzikali në Broadway. “In the Heights” shqyrton tërheqjen e dy kulturave në komunitetin Dominikan-Amerikan në Washington Heights, New York. Një kryevepër muzikore që do të këndojmë për vitet që vijnë. Në kinema më 26 qershor (SHBA dhe MB).

8.”Zola”

Një film i bazuar në histori të vërtetë dhe e bazuar në 150 hashtag të tweets. Në kinema 30 qershor (SHBA).

 

9.”Mainstream”

“Mainstream” vjen me regji dhe skenar të Gia Coppolas. Projekti sjell aktorët Andrew Garfield, Maya Hawke, Nat Wolff, Johnny Knoxville dhe Jason Schwartzman, si dhe e rrëfen historinë e një skuadre që realizojnë video ‘vlog’ dhe ndeshen me famën, identitetin dhe botën artificiale. Po ashtu eksplorohet një pjesë e errët e të këtij trendi që krijon famë përmes performancave si dhe shtresat e biznesit dhe prodhimit që shkojnë në krijimin e këtij iluzioni të aktualitetit. E transmetueshme në të gjitha platformat.

 

10.”Promising Young Woman”

‘Promising Young Woman’, një histori origjinale hakmarrjeje, e denjë për epokën e ‘me too’. Një grua në një bar, e pirë, e çrregullt, gati duke rënë nga poltroni ku qëndron e ulur –shtrirë, në një klub të orëve të vona. E pamundur të mos pikaset nga ‘naçut’ që kanë dal për të gjuajtur, njëri syresh interpretuar nga Adrian Brody i shkon, i flet, me qëllimin në dukje për ta ndihmuar. Në Amazon Prime, iTunes, SHBA, Sky.

11.”Rare Beasts”

Rare Beasts është një film dramatik britanik, shkruar dhe drejtuar nga Billie Piper. Në të interpretojnë Piper, Lily James, David Thewlis, Leo Bill, Kerry Fox dhe Toby Woolf. Një histori e përzemërt e një gruaje që zhvillohet nën presionet joreale të dashurisë, punës dhe familjes.

12.”Cruella”

Emma Stone, artistja amerikane portretizon rolin e keqbërëses nga filmi “101 Dalmatët” të njohur si Cruella de Vill. Në këtë film luajnë edhe aktorët e njohur Joel Fry, Paul Walter Hauser, Emma Thompson, Emily Beccham, Mark Strong dhe shumë emra të tjerë të njohur të botës kinematografike. Në kinema tani (SHBA dhe MB). Për regjinë e filmit “Cruella” është angazhuar Craig Gillespie. Aktorja që ka luajtur rolin e Cruellas në filmin e vitit 1996, “101 Dalmatët”, Glenn Close është producente ekzekutive e filmit të ri.