Një kompani teknologjie po ofron mbi 200 mijë dollarë për njerëzit që janë të gatshëm t’ia dorëzojnë të drejtat e fytyrës dhe zërit të tyre një roboti. Kompania “Promobot” po bën robotë të rinj hiperrealistë dhe ata duan t’i bazojnë ata nga njerëzit e vërtetë që të duken më të gjallë.
Kompania tha se po kërkon një pamje “të sjellshme dhe miqësore” dhe ata po kërkojnë aplikime nga çdo racë apo gjini vetëm për sa kohë që janë mbi 25 vjeç. Prodhuesi i robotëve “Promobot” po kërkon fytyrë për robotin e ardhshëm humanoid, që do të përdoret nëpër hotele, qendra tregtare dhe aeroporte, e kjo synohet të arrihet deri më 2023. Në faqen e tyre thuhet:
Kompania jonë po zhvillon teknologji në fushën e njohjes së fytyrës, si dhe të të folurit, navigimit autonom, inteligjencës artificiale dhe fushave të tjera të robotikës. Që nga viti 2019, ne kemi prodhuar dhe furnizuar në treg robotë humanoidë në mënyrë aktive. Klientët tanë të rinj duan të nisin një projekt në shkallë të gjerë dhe sa i përket kësaj, ata duhet të licencojnë një paraqitje të re robotësh për të shmangur vonesat ligjore.
Kushdo që ka sukses në procesin e aplikimit nuk do të duhet vetëm të bëjë disa ‘selfie’, në vend të kësaj do t’i duhet të bëjë një model 3D të fytyrës dhe trupit të tij për veçoritë e jashtme të robotit. Pastaj ata do të duhet të diktojnë të paktën 100 orë material të të folurit për të kopjuar zërin, i cili më pas do të përdoret nga makina për të komunikuar me klientët.
Ata gjithashtu duhet të “nënshkruajnë një marrëveshje licence” që lejon “përdorimin e pamjes suaj për një periudhë të pakufizuar”. “Promobot” tashmë përdor robotë në 43 vende, duke punuar në role duke përfshirë administratorë, promovues, konsulentë, udhërrëfyes dhe portierë. Ata shpresojnë të lançojnë robotët e tyre të rinj njerëzorë në hotele, qendra tregtare dhe aeroporte në Amerikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme nga viti 2023.