Prindërit nuk janë fajtorë për fëmijët që nuk hanë, thonë studiuesit, pasi një studim i madh sugjeron se tendencat e problemeve me të ngrënit janë kryesisht për shkak të gjenetikës, sesa stileve të prindërimit. Tendenca për të patur probleme me ushqimin mund të vazhdojë në adoleshencën e hershme, thotë ekipi, duke u mbështetur në punën e tyre të mëparshme në studimin e fëmijëve të vegjël.
Studimi në Mbretërinë e Bashkuar krahasoi zakonet e të ngrënit të binjakëve identikë dhe jo-identikë nga 16 muajsh deri në 13 vjeç për të zbuluar se sa i detyrohet gjenetikës dhe sa mjedisit. Binjakët identikë ishin shumë më të ngjashëm përsa i përket asaj se sa të shqetësuar apo tekanjozë ishin me ushqimin sesa ata jo identikë duke sugjeruar një komponent të fortë gjenetik.
Megjithatë strategjitë për të ndihmuar në rritjen e shumëllojshmërisë së ushqimeve që hanë fëmijët duke përfshirë ofrimin e një sërë ushqimesh mund të jenë ende të dobishme, veçanërisht në fëmijërinë e hershme, thonë ata. Profesorja Clare Llewellyn, autore e vjetër e studimit në UCL, tha:
Arsyeja pse disa fëmijë janë mjaft ‘të vështirë’ me të provuar disa lloje ushqimesh dhe të tjerët janë më të pranueshëm dhe ata bashkohen me kënaqësi me vaktet familjare, është kryesisht për shkak të dallimeve gjenetike midis fëmijëve dhe jo stileve të prindërimit.
Ndërkaq, shkencëtarët kanë ekzaminuar dietën e mbi 3000 britanikëve dhe kanë dalë në përfundimin se ushqimet e ngrëna në fëmijëri dhe në moshë të re, ndikojnë në shëndetin e gjatë gjithë jetës. Ata zbuluan se dietat që kishin bazë perimet, fasulet, frutat dhe drithërat ishin më më të mira. Nivelet e larta të antioksidantëve të këtyre ushqimeve dhe yndyrave të pangopura luftojnë substancat e dëmshme në tru, duke ulur kështu propabilitetin e shfaqjes së demencës në të ardhmen.
Përqindja e atyre që hanin dieta të pasura me kripë, sheqerna të shtuar apo bukë të bardhë pësuan aftësi të ulëta njohëse në pleqëri. Shkencëtarët i bazuan gjetjet e tyre në një studim të gjatë britanik që filloi në vitin 1946, i cili gjurmoi dietën dhe shëndetin e 3059 britanikëve nga mosha 4 deri në 75 vjeç. Këshilla për të ngrënë sa më shumë fruta dhe perime nuk është e re, por ky studim sugjeroi se ngrënia tyre herët në jetë kishte një efekt mbrojtës shumë herë më të lartë.